Letra e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit u bë sebep që në Kuvend u krijuan bllokada pasi e njëjta nuk u cilësua si e duhur nga opozita, andaj këta edhe nuk e votuan për dy herë radhazi komisionin për verifikimin e mandateve.
Që mos të ketë edhe një dështim të tretë, Instituti i Kosovës për Drejtësi, para se të niste seanca e së shtunës, në Kuvend dorëzuan një model se si duhet të jetë dorëheqja e përmbajtja e saj, raporton Klan Kosova.
Nga IKD thanë se pas këtij veprimi, udhëheqja e ekzekutivit kalon në duart e dikujt tjetër.