Në Prishtinë protestohet kundër rritjes së shtrenjtimit të rrymës

Në Prishtinë mbahet protesta e radhës e Iniciativës “Asnjë cent ma shumë” për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Protesta vjen pas vendimit të ZRRE-së për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16,1%.

Në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Një ditë më parë Iniciativa “Asnjë cent ma shumë” ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave.