Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari që mos të bie nën ndikimin e manipulimeve partiake.
Këto deklarata ai i bëri duke hyrë në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të mbahet seanca konstituive.
“E ftoj edhe kryesuesin e seancës që most ë bie nën ndikimin e veprimeve apo manipulimeve partiake, por ta luajë rolin e tij si i pari në mesin e të barabartëve, ashtu siç ia jep këtë rol rregullorja e Kuvendit” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.
Anise pati mundësi të votojë raportin e Komisionit për verifikimin e mandatave, duke marrë parasysh se prezentë ishin 100 deputetë në sallën e Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje nuk e bëri një gjë të tillë duke e shtyrë krejt këtë proces kështu edhe për 48 orë të tjera.
Opozita në anën tjetër, ka bërë me dije se nuk do ta votojë raportin pa dhënë dorëheqje Albin Kurti dhe ministrat e tij.