Policia kufitare ka ndaluar një kamion në fshatin Prapashticë, që drejtohej nga shoferi kosovar.
Kamioni i mbushur me dru teknik të llojit bung, në sasi prej 11 metrash kub u ndalua mbrëmë rreth orës 20:10.


Sipas policisë, sasia e drurit dyshohet të jetë prerë ilegalisht, andaj edhe është sekuestruar nga zyrtarët e Autoritetit Pyjor të Kosovës.
“Personi i dyshuar pas intervistimit është liruar dhe rasti i iniciuar shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.



