32-vjeçarja Egzona Ajeti është një shofere autobusi e përkushtuar dhe entuziaste për VBZ, një operator i transportit publik në qytetin zviceran të Cyrihut.
Shqiptarja e ushtron këtë profesion prej dy vitesh e gjysmë – pasi puna e mëparshme nuk e ka bërë të lumtur.
Ajo flet për jetën e saj të përditshme në punë: “Me kalimin e kohës, është njësoj si të ngasësh një makinë”.
Një në tre shoferë autobusësh në Zvicër së shpejti do të pensionohen.
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është një çështje e përsëritur.
Si rezultat, linjat duhej të pezulloheshin përkohësisht në lokacione të ndryshme në Zvicër.
Sipas zëdhënësit për media të VBZ, kompania transportuese e Cyrihut (VBZ) aktualisht është në pozicion të mirë në këtë drejtim.
Për më shumë ndiqeni këtë storie të realizuar për Egzona Ajetin nga SRF News, mediumi publik i Zvicrës në gjermanisht.