Vazhdon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në të njejtën orë me seancën konstituive të Kuvendit, në Prishtinë do të mbahet edhe protesta e radhës e grupit “Asnjë cent ma shumë” për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” dhe vjen pas vendimit të ZRRE për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16,1%.

Përveç protestës që mbahet në orën 12:00,  Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të mbajë konferencë për medie në orën 10:00 .

Gjithashtu në mbrëmje do të mbahet mesha solemne e Vigjiljes së Pashkëve. në Katedraljen “Shën Tereza”, Prishtinë, në ora 21:00.