“Ai ishte ndër të parët që na shtriu dorën e miqësisë dhe mbeti një përkrahës i fortë i bashkëpunimit tonë ndër vite”.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të Simpson College në Indianola, Iowa, duke e vlerësuar atë si “mik të vërtetë” të Kosovës dhe “një besimtar të palëkundur” në partneritet.
Haradinaj ka thënë se gjatë kohës sa ishte kryeministër, e kishte përjetuar nga afër përkushtimin e tij të thellë për ndërtimin e urave ndërmjet Iowa-s dhe Kosovës.
“Ai ishte ndër të parët që na shtriu dorën e miqësisë dhe mbeti një përkrahës i fortë i bashkëpunimit tonë ndër vite”.