Viti 1999: Vogëlushi kosovar pozon me një “armë” pranë ushtarit britanik të KFOR-it

Faqja e madhe për lajme ushtarake “SOFREP” e ka ndarë një fotografi të një ushtari britanik dhe një djali të vogël gjatë luftës në Kosovë.

E zgjedhur si “fotografia e ditës” nga “SOFREP”, ushtari britanik mban një snajper L96, ndërsa djaloshi i vogël mban një shkop në formë të një “arme”, transmeton Klankosova.tv.

Britania e Madhe ishte një nga kontribuueset kryesore dhe mbështetësja e fuqishme në fushatën bombarduese ndaj caqeve serbe në Kosovë.