Instituti i Kosovës për Drejtësi të shtunën do të mbajë konferencë për media nga ora 10:00.
Konferenca do të mbahet në zyrat e IKD-së dhe aty do të prezantohen gjetjet dhe vlerësimet në lidhjem e seanën konstituive të 15 prillit.
Veç kësaj, do të flitet edhe për rrugën që duhet ndjekur në vazhdimin e seancës më 19 prill.
“Gjatë kësaj konference do të prezantohen gjetjet e IKD-së lidhur me ecurinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të thirrur më 15 prill dhe rrugën që duhet ndjekur në vazhdimin e kësaj seance me 19 prill 2025” – thuhet në njoftim.
Theksojmë se seanca konstitutive do të vazhdojë nesër nga ora 12:00.