Posta e Kosovës ka njoftuar se palë të panjohura po dërgojnë mesazhe mashtruese qytetarëve, duke u paraqitur si Posta e Kosovës.
Posta e Kosovës ka reaguar menjëherë, duke bërë të ditur se ka informuar organet kompetente dhe është duke bashkëpunuar me to për zbardhjen e rastit.
“Palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e Postës së Kosovës. Menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to”.
“Të nderuar qytetarë ju lutëm mos klikoni asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunoni me numra që nuk janë të Postës së Kosovës.
Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm”, thuhet tutje në postim.Insajderi.org