Në dy tentimet e deputetëve për të konstituar Kuvendin është konfirmuar se VV-ja nuk ka 61 votat e nevojshme për formimin e institucioneve të reja. Derisa në përpjekjen e parë raporti i Komisionit për Verifikimin e Mandateve ka marrë vetëm 52 vota, në përpjekjen e dytë ky raport nuk është hedhur fare në votim.
Mungesa e transparencës nga kryetari i VV-së, Albin Kurti, për të tregua se ku është me vota ka bërë që të rritet konfuzitetit edhe të deputetët e tij.
Vetëm gjatë ditës e djeshme disa prej deputetëve të partisë së Kurtit kanë dhënë qëndrime kundërthënëse në lidhje me numrin e votave që kanë.
Haxhi Avdyli, deputet i Listës Guxo në grupin e LVV-së, ka bërë me dije se kjo parti ka marrëveshje me Nismën Socialdemokrate.
Në “Konfront” të KTV-së, ai ka thënë se VV-ja i ka 61 votat e nevojshme për t`i formuar institucionet.
“Një marrëveshje ekziston dhe kjo është në të mirë të demokracisë kur ka marrëveshje”, ka thënë Avdyli.
Më pas, ai është shprehur i bindur se VV-ja i ka 61 vota.
“Ata e dinë që ne i kemi numrat. Ne i kemi 61, por nuk i kemi 63 a 65. Por synojmë t’i rrisim. I kemi të sigurt 61”, është shprehur Avdyli .
Por, pak orë më vonë Avdyli është demantuar nga deputetja e VV-së, Arbresha Kryeziu- Hyseni.
Ajo ka thënë se deri me tani VV-ja nuk ka marrëveshje me asnjë parti politike.
Në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, deputetja e VV-së ka deklaruar se kjo parti është duke punuar për t`i siguruar numrat për formimin e institucioneve të reja.
“Lëvizja Vetëvendosjes nuk ka marrëveshje me asnjë subjekt politik deri më tani. Ne po punojnë në atë drejtim që t’i krijojmë numrat deri në momentin kur të vije koha që të shprehim pra fuqinë tonë me numra”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.
Ndër të tjera, ajo ka theksuar se VV-ja ka gatishmëri për të votuar Raportin Komisionit të Verifikimit të Mandateve.
“VV ka pas gatishmëri dhe edhe të shtunën do të ketë për votimin e raportit të komisionit të verifikimit të mandatit të deputetëve. Të kjo pikë nuk ka arsye të kritikohet LVV se është obligim i të gjithëve që të votojnë”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.
Edhe ish-shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusar-Lila, mbrëmë e ka pranuar se nuk i kanë të gjitha votat e pakicave jo-serbe.
Në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ajo ka thënë se ende ka hapësirë për diskutime me komunitet jo serbe.
“Jo të gjithë kanë dhënë konfirmim pozitiv”, ka thënë ajo, duke dhënë detaje tjera.
“Deklaratat e tyre kanë qenë jo të të gjithëve në konfirmim pozitiv, por mendoj që ka pasur dhe ka hapësirë dhe mund të konkludojmë që ka mbështetje, përveç jo-serbëve, është edhe një i serbëve, Rashiqi, i cli ka konfirmuar”, është shprehir Kusari-Lila.
Ajo ka folur edhe për bisedimet me Nismën.
“Për këtë kur të vije momenti i votimit dhe i prezantimti besoj të kandidatëve. Ka pasur përgjegjës bisedime (me Nismën) dhe arritjen e dakordimeve, është kryeministri, Albin Kurti. Dhe mendoj që në momentin kur zoti Kurti të japë detaje për çfarëdo marrëveshje, besoj do i keni informatat për partitë tjera.Por, njëherë hapat e parë”, është shprehur ajo.