Lojë e çmendur në Old Traford me rikthime të pabesueshme – Manchester United mposht Lyonin dhe shkon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Manchester United ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Lyonit me rezultat 5-4, pas kohës shtesë.

Vetëm pas 10 minutave lojë Manchester United gjeti epërsinë, kur shënoi mesfushori Manuel Ugarte për 1-0.

Djajtë e Kuq vazhduan dominimin në pjesën e parë, derisa për golin e dytë u desh të pritej minuta e fundit e pjesës së parë.

Harry Maguire asistoi te Diogo Dalot i cili realizoi për ta dyfishuar epërsinë e Djajve të Kuq.

Me epërsinë 2-0 të United u mbyllen 45 minutat e paratë kësaj sfide.

Pjesa e dytë i takoi skuadrës mysafire, që arriti të shënonte dy gola brenda shtatë minutash për të barazuar rezultatin.

Corentin Tolisso ngushtoi epërsinë në 2-1 në minutën e 71-të, derisa shtatë minuta më vonë Nicolo Tagliaficio barazoi shifrat në 2-2 pas asistimit nga Maitland-Niles.

Lyon mbeti me një lojtar më pak në fushë, kur Tolisso u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 89-të.

Gjithsesi gola më nuk pati dhe ndeshja shkoi në vazhdime, pasi edhe sfida e parë e zhvilluar në Francë ishte mbyllur 2-2.

Në vazhdime Lyon kaluan të parët në epërsi, kur Rayan Cherki realizoi në minutën e 105 për 2-3.

E për 2-4 u përkujdes sulmuesi Alexandre Lacazzette në minutën e 108 duke shënuar nga penalltia.

Djajtë e Kuq shënuan edhe njëherë, kësaj radhe me Bruno Fernandes nga penalltia për 3-4 në minutën e 114-të.

Spektakli dhe golat nuk u ndalën në Old Traford, kur Kobie Mainoo në minutën e 120-të realizoi një gol të bukur për të barazuar rezultatin në 4-4.

Braziliani Casemiro ishte vendimtar, ku pasi fitoi penallti dhe asistoi te Maino, në minutën e 121-të asistoi te Harry Maguire për të shënuar me kokë për 5-4.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Man Utd kalojnë tutje në gjysmëfinale të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 7-6.