Dorëheqja e Kurtit katror i rrumbullakët: Gruda dhe Kica-Xhelili fije-për-pe shthurin tregimin e VV-së

Katror i rrumbullakët krejt arsyetimi i Vetëvendosjes se si nuk dorëhiqen.

Prapa perdeve arsyeja reale: nuk kanë numra.

Kurti, me nëntë anëtarë tjerë të qeverisë të zgjedhur edhe deputetë nga partia e vet – synojnë të betohen në pushtet legjislativ duke ushtruar edhe pushtet ekzekutiv, pavarësisht ndalesës shprehimore kushteutuese, por edhe përcaktimit të Ligjit për Qeverinë, që e kanë shkruar me duar të veta.

Qe pse sipsa deputetëve juristë të partive politike, Albin Kurti nuk ka dhënë dorëheqje valide, dhe ku e kanë përdredhuar të gjithën.

“Kushtetuta e ka bërë kristal të qartë: Nuk mund të jësh pjesë e ekzekutivit dhe legjislativit, paralelisht”, tha Nënkryetarja e LDK-së dhe jursitja Doarsa Kica-Xhelili në një përgjigje me shkrim për ‘Nacionale’.

Në Kushtetutë ne kemi dy kategori të qeverive: qeveri në detyrë dhe qeveri në dorëheqje. Kjo qeveri aktuale është qeveri në detyrë dhe jo në dorëheqje. Po kësaj qeverie Ligji për Qeverinë ia kërkon me dhënë dorëheqje nga pozita”, thotë Përparim Gruda, deputeti i PDK-së dhe jurist, në një përgjigje për ‘Nacionale’.

Kica-Xhelili i referohet Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, ku shprehimistht thuhet se “anëtari i Qeverisë në detyrë…dorëhiqet nga posti i anëtarit të Qeverisë” kur ky i fundit certifikohet nga KQZ si deputet i zgjedhur.

E saktësuar si “anëtari i Qeverisë në detyrë”…

Gruda thotë se ky Ligj i cili kërkon dorëheqjen e anëtarit të Qeverisë në detyrë – ndryshe nga anëtarit i Qeverisë në dorëheqje, që është tjetër kategori kushtetuese – i kërkon që me t’u dorëhequr “efektivisht mos m’e shku më në punë”.

“Ajo që shpjegohet në Kushtetutë si qeveri në dorëheqje është qeveri e cila është shkarku prej Kuvendit, është votu mocioni i mosbesimit ose kryeministri ka dhanë dorëheqje. E tash kjo nuk është rasti. Kjo qeveri nuk është qeveri në dorëheqje, por në detyrë. E kësaj qeverie në detytë, ligji i kërkon m’e dhanë dorëheqje sepse ato zëvendësohen nga zëvendës ministrat”, tha Gruda.

Por, Kurti s’e ka ndërmend të dorëhiqet me akt formal dorëheqjeje – së paku jo deri sa nuk i ka numrat: e që sipas ish-Shefes së GP VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, nuk i kanë.

“Jo të gjithë pakicat (jo-serbe) kanë dhënë konfirmim pozitiv”, tha ajo orë më parë në një intervistë në KTV, e ku çështjen e mos-dorëheqjes e mbrojti me zell si të duhur.

Kica-Xhelili na thotë se “asnjë anëtar i kabinetit qeveritar të VV-së” nuk ka dorëzuar dorëheqje formale në Kuvend të Kosovës.

“Kuvendi, si organ legjislativ, ka parakusht verifikimin e mandateve të deputëtëve para betimit, që përfshin dhe (pa)pranueshmërinë e deputetit të certifikuar për betim (e rrjedhimisht, fitim të aftësise së veprimit/funksioneve legjislative). Gjatë verifikimit u kuptua që dorëheqje formale nuk ka nga asnjë anëtar i kabinetit qeveritarë të VV që është certifikuar si deputet”, u shpreh ajo.

Aspak valide s’e konsideron ajo letrën njoftuese që u proklamua si dorëheqje e duhur, kur veçse rikujtohej një njoftim në Faceebook të Albin Kurtit.

“Dorëheqja nga një institucion është akt formal, jo deklarim publik. Si e tillë, kërkon formalitet dhe nuk mjafton një status në Facebook apo deklarim mediatik”

“Dorëheqja, si e tillë, duhet të bëhet me shkrim, të jetë e qartë në qëllim (pra saktëson që ka për qëllim dorëheqjen nga funksioni ekzekutiv) dhe e saktë në veprim kohor, pra me efekt veprues të menjëhershëm. Kjo nënkupton që nga momenti i dorëzimit, pushon edhe ushtrimi i pozitës publike nga i dorëhequri”, tha ajo.

Proceduralisht Doarsa Kica-Xhelili shpjegon se si do të duhej të dukej dhe ekzekutohej dorëheqja e përshtatshme ligjore – që me rasin e kabinetit qeveritar të VV-së nuk ishte rasti.

“Kjo dorëheqje duhet të dorëzohet më pas në sekretariatin përkatës në qeveri, i cili aktin formal të dorëheqjes e dorëzon në sekretariatin e Kuvendit. Ky i fundit, dosjen përcjellëse e bën gati për Komisionin për Verifikimin e mandateve. Në çdo variant, këto dorëheqje do të mund të protokoloheshin e dorëzoheshin menjëherë në Kuvend”.

“Kështu do të përmbyllej lehtësisht cikli i votimit të një raporti kushtetues dhe të ligjshëm. Pra, gjithë çka duhet, është dorëheqja me shkrim e qeveritarëve në detyrë. Jo fjali propaganduese në Facebook, e aq më pak, jo statuse Facebook-u që arsyetojnë pse nuk duhet dhënë dorëheqja”, na tha ajo.

E çka ka dorëzuar, në fakt, Albin Kurti?

Përparim Gruda s’e konsideron ligjërisht dhe formalisht të vlefshme. Shtron pyetjen se “ku ka logjikë ti me dhanë dorëheqje e me shku në punë?”.

“Ajo që ka dërgu Kryeministri kinse si dorëheqje te Kuvendi i Kosovës, ajo është një interpretim i tij për Kushtetutën të cilin ne nuk e kemi pranu si dorëheqje sepse nuk ka logjikë ti me dhanë dorëheqje dhe me shku në punë.

Kur jep dorëheqje ti mo nuk shkon në atë vend të punës. Por, këta p’e perzijnë me një kategori tjetër në Kushtetutë që është qeveria në dorëheqje, në atë rast ministrat shkojnë edhe në punë se është qeveri në dorëheqje. Quhet në dorëheqje, në rastet siç thash, kur jep dorëheqje kryeministri ose në rastet kur qeverisë i votohet mosbesim nga Kuvendi”, tha Gruda për Nacionale.

Kica Xhelili thotë se “duhet demantuar” se ekziston në rend të parë ajo çka Kurti ka pretenduar të ekzistojë: dorëheqja e tij.

“Ai ka dorëzuar në Kuvend një njoftim mbi ekzistimin e aktit të dorëheqjes, ndërkaq aktin e dorëheqjes nuk e ka bashkangjitur, sepse nuk ekziston.] Për fund, vakumi institucional nuk duhet të konfuzohet me vakumin politik. Institucioni nuk lidhet me emrin e përveçëm, por me sistemin. Problemin kryeministri në detyrë nuk e ka që shteti po mbetet pa institucione, por e ka që ai, për pak (apo shumë) kohë, po mbetet pa pushtet”, përfumdoi Doarsa Kica-Xhelli.