Përfundimi i dëshmitarëve: Veseli, Selimi e Krasniqi kërkojnë të lirohen (VIDEO)

Më 3 prill të këtij viti, Geoffrey Roberts vazhdonte të qëndronte në Gjykatën Speciale, edhe pasi gjithë seancat e javës së fundit të Prokurorisë në gjykatore, u anuluan.

Del se qëndrimi i kryembrojtësit të Rexhep Selimit nuk u bë pa shkas. Siç mëson Klan Kosova, atë ditë Roberts dorëzoi kërkesën për lirim të përkohshëm, siç bëri edhe Rodney Dixon në emër të Kadri Veselit.

Përfundimi i dëshmitarëve të Prokurorisë, një ditë më vonë, më 4 prill, shtyri edhe Venkatesfari Alagendrën të kërkojë lirim të përkohshëm edhe për Jakup Krasniqin, raporton Klan Kosova.

Mbrojtja e Hashim Thaçit këtë fillim-prill nuk ka dorëzuar kërkesë të ngjashme.

Me të marrë vesh zhvillimin, Prokuroria e Specializuar i kundërshtoi tri kërkesat menjëherë, duke iu referuar 22 vendimeve e aktgjykimeve tjera në gjykata ndërkombëtare.

S’u mjaftua me kaq, e më 15 prill, ditën e fundit të afatit për të dorëzuar prova kundër katërshes së UÇK-së, i nisi Panelit disa transkripte të reja përgjimesh nga paraburgimi, të cilat thotë se do t’ua rëndojnë dosjen krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, siç sjelljet e cilësuara di të pahijshme, ia vulosën dënimin Pjetër Shalës e Salih Mustafës.

Në gjykatë pati dëshmitarë që nuk i qëndronin mbrapa dëshmive të mëparshme në UNMIK apo ICTY, por për këtë kërkuan sqarime nga prokuroria.

Në vend se t’i japë këto detaje, ZPS tash ua mëvesh edhe ndryshimin e deklaratave që u bënë në sy të botës, katërshes.

Një ndër këta është dëshmitari i 29 që tash ZPS e pandeh për të dëmtuar mendërisht.