Çitaku: VV e pamundësoi zhvillimin e seancës, miratimi i raportit bëhet me shumicë të thjeshtë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadën në kuvend, duke thënë se kjo parti e ka shndërruar skenën parlamentare në teatër partie, dhe se, kuvendi i Kosovës sot u uzurpua, transmeton Periskopi.

Çitaku ka shkruar se miratimi i raportit kërkon shumicën e thjeshtë e jo konsensus.

‘‘Por kryesuesi i seancës, në përputhje me urdhrat e krerëve të partisë, devijoi nga procedura ligjore dhe ftoi për “konsultime”, një tentativë e qartë për të shtyrë procesin’’, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë: