Avni Dehari mund të zëvendësohet nëse refuzon të drejtojë seancën- Çka thotë rregullorja e Kuvendit?

 

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, si deputeti më i vjetër i legjislaturës së nëntë ka kryesuar dy seancat e fundit konstituive.

Përgjatë se enjtes Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai bëri të ditur se seanca do të vazhdojë të shtunën nga ora 12:00.

Liderët e partive opozitare e quajtën si tentim për të blerë kohë këtë veprim, teksa thanë se Dehari kapërceu rregullorën kur ftoi përfaqësuesit e partive politike për t’u konsultuar me ta jashtë sallës ku mbahej seanca konstituive.

Por, sipas Rregullores së Kuvendit, neni 9, kur Kryesuesi refuzon të drejtojë seancën atëherë angazhohen deputetë të tjerë.

“2. Nëse deputeti ose deputetët nga paragrafi 1 i këtij neni, mungojnë në seancën konstitutive ose refuzojnë drejtimin e seancës, angazhohen deputetët tjerë sipas kritereve të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni”, thotë ky nen i rregullores./Express/