Dy persona dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Kamenicë ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilën ishin dy meshkuj kosovarë. Ata dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës.

Dy të dyshuarit me procedurë të shpejtë janë dërguar në gjykatë.

“KALIM ILEGAL I KUFIRIT Kamenicë / 16.04.2025 – 14:00. Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilin ishin dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës nga Serbia. Pas inicimit të rastit të dyshuarit janë dërguar me procedurë të shpejtë në gjykatë”, thuhet në raportin e PK- së.