Përmes një postimi në Facebook, shoqëruar me disa fotografi, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tregon se ka shikuar nga afër punimin e shtatoreve të bacit Shaban e Hamzës të familjes Jashari dhe Bedri Shalës, transmeton Fokusi.info.
Ai thotë poashtu se e tërë kjo kolonë e heronjve tanë, kurorëzohet me shtatoren e Komandantit legjendar, Adem Jasharit.
Postimi i plotë në Facebook:
Sot, isha dëshmitar i një pune të jashtëzakonshme, shtatorja madhështore e bacit Shaban po merr pamje finale.
Po ashtu, ka filluar shtatorja e Hamzës, ndërsa në gips po formësohet shtatorja e Bedri Shalës.
E tërë kjo kolonë e heronjve tanë, kurorëzohet me shtatoren e Komandantit legjendar, Adem Jasharit.
Drenasi dhe Drenica po i pret me nderim heronjtë e vet të pavdekshëm!