Iu tha gazetarëve “largomuni”, tash Adriana Matoshi deklaron që “mendoi se do ta sulmonin”

Të martën kur parashihej të mbahej seanca konstituive, Adriana Matoshi, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje iu drejtua gazetarëve me fjalët “veç largomuni”, derisa po hynte brenda sallës së Kuvendit të Kosovës.

Matoshi tash ka bërë një deklaratë edhe më skandaloze, duke pretenduar se dikush, në këtë rast gazetarët që ndodheshin aty për të marrë prononcime nga të zgjedhurit e popullit, deshi ta sulmojë.

“Unë nuk lexoj komente me të tregu drejt, ai moment u kon pak si befasi për mu se sa e parkvoova makinën, s’i kom pa gazetarët, jom qu në kamë, edhe menova mos po më sulmon dikush, edhe meta edhe instikti i parë që m’erdhë me folë ke qajo që e kom thanë” – ka thënë ajo.