Vdekje e dyshimtë në Obiliq – sekuestrohet një armë zjarri në vendngjarje

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmë në një shtëpi në komunën e Obiliqit, duke ngritur dyshime mbi rrethanat e vdekjes së viktimës.

Sipas policisë, viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Pas pranimit të raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, përfshirë ekipin hetues dhe njësinë për ekzaminim të vendit të ngjarjes, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen.

Gjatë kontrollit, nga ana e policisë është sekuestruar një armë zjarri – pistoletë me katër copë fishekë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkakut të vdekjes.Insajderi.org