Sistemi VAR ishte në qendër të vëmendjes në “Santiago Bernabeu”, duke sjellë ndërprerje të gjata dhe vendime të diskutueshme gjatë ndeshjes mes Real Madridit dhe Arsenalit.
Rasti i parë ndodhi kur gjyqtari francez Letexier u thirr për të rishikuar një faull të Marco Asensios ndaj Mikel Merinos në zonën e Realit.
Edhe pse loja kishte vazhduar për më shumë se një minutë, VAR sinjalizoi për ndërhyrje, dhe pas shikimit të pamjeve, gjyqtari akordoi penallti për Arsenalin – të cilën Saka nuk arriti ta konkretizojë.
Momenti më i tensionuar erdhi në minutën e 23-të, kur gjyqtari akordoi një tjetër penallti për Real Madridin, pas një ndërhyrjeje të supozuar të Declan Rice ndaj Kylian Mbappés. Mesfushori anglez protestoi ashpër dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Pas një pauze prej më shumë se gjashtë minutash dhe dëgjimit të udhëzimeve nga dhoma e VAR-it, Letexier rishikoi sërish pamjet dhe vendosi të anulojë penalltinë si dhe kartonin e verdhë ndaj Rice.
Në minutën e 28-të, arbitri Letexier vendosi të mos akordojë një penallti që fillimisht e kishte dhënë në favor të Real Madridit, pas një kontakti mes Declan Rice dhe Kylian Mbappé.
Sipas analistit të gjykimit Pavel Fernández në programin RadioMarcado, nuk kishte të bënte me penallti.
“Rice është mbi Mbappén, ka kontakt, por nuk e rrëzon. Sulmuesi e lë veten të bjerë”, deklaroi ish gjyqtari Pavel Fernández.
“Kohëzgjatja e rishikimit nga VAR-i është e pakuptueshme”, shtoi ai, duke kritikuar jo vetëm vendimin, por edhe vonesën në proces.
Vendimet dhe vonesat shkaktuan shumë pakënaqësi në fushë dhe në tribunë, duke ngritur sërish debatet mbi ndikimin e VAR-it në rrjedhën e lojës.