Real Madridi dhe Arsenali po zhvillojnë ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, pasi anglezët fituan të parën 3-0.
Mbretërit e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar të parët, por një gol i Kylian Mbappe, ishte nga pozita jashtë loje.
Arsenali pastaj ka fituar penallti në minutën e 11-të pas rishikimit të VAR-it, ku Asensio pengoi Merinon në zonë.
Bukayo Saka gjuajti nga pika e bardhë, por Thibaut Courtois ndali gjuajtjen e tij në minutën e 13-të.
Saka provoi me “panenkë”, por gjuajti plogësht, me portierin belg që e dërgoi topin në këndore.
Ndeshja e zjarrtë deri më tani, por duhet një gol nga Real Madridi që të rritet tensioni.