Si mund të ulë lufta tregtare SHBA-Kinë çmimet e produkteve luksoze?

Një valë e re përplasjesh tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po krijon jo vetëm tensione ekonomike, por edhe mundësi të reja për konsumatorët, sidomos ata që ëndërrojnë të kenë produkte luksoze si çantat Birkin të Hermes – që zakonisht kushtojnë mbi 38,000 dollarë dhe kanë lista pritjeje prej një viti.

Aktualisht, 80% e prodhimit botëror të mallrave luksoze bëhet në Kinë. Marka si: Gucci, Hermès, Dior, Louis Vuitton, Chanel, Ferragamo, Ralph Lauren, Tom Ford, Jimmy Choo, Michael Kors, Calvin Klein

prodhimet i realizojnë plotësisht në Kinë, por i dërgojnë në Europë vetëm për të shtuar logon dhe emrin “Made in Italy” apo “France”.

Me tarifat 245% që SHBA planifikon të vendosë ndaj mallrave të prodhuara në Kinë, shumë kompani luksoze po planifikojnë të zhvendosin prodhimin jashtë saj. Në përgjigje, Pekini po kërcënon se nëse markat largohen, prodhuesit kinezë do të shesin produktet e tyre vetë, me çmimet e vërteta të prodhimit.

Sipas raporteve franceze, Kina po shqyrton lejen për të liruar prodhimin e “kopjuesve”, kryesisht për markat luksoze amerikane – si reagim ndaj politikave të Donald Trump.

Ndërkohë, prodhuesit kinezë kanë filluar të postojnë video në TikTok, ku zbulojnë se sa lirë prodhohen produktet luksoze në të vërtetë dhe sa shumë përfitojnë markat me çmime 10–20 herë më të larta.

Çanta Hermès Birkin: kushton 1,400 USD për t’u prodhuar, por shitet nga 38,000 deri në 2 milionë USD. Atlete Nike, Adidas, Puma: prodhohen për 10 USD në Kinë, shiten për 150 USD në SHBA.

Nëse Kina lejon zyrtarisht shitjen e këtyre produkteve “nga burimi”, konsumatorët mund të kenë akses direkt tek çanta dhe rroba luksoze me një fraksion të çmimit të zakonshëm.