Gjesti dhe Egli shijojnë javën e fundit së bashku, shfaqen të përqafuar dhe sipër njëri-tjetrit në oborr

Dashurinë që këngëtarja Egli ka për partnerin e saj, Gjestin, nuk po e fsheh më.

Ajo po e pranon publikisht dhe me shumë sinqeritet ndjenjat që ushqen për të dashurin e saj, me të cilin tashmë ka marrë vendimin për ta kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Egli ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta ruajtur unazën e martesës – jo në gisht, siç jemi mësuar zakonisht, por në një varëse që e mban pranë qafës, afër zemrës.

 

 

Ky gjest i veçantë dhe simbolik dëshmon për kujdesin dhe rëndësinë që ajo i jep këtij unaze dhe asaj që ajo përfaqëson.

Duket qartë se ndjenjat e Eglit janë të sinqerta dhe të thella. Ajo nuk dëshiron të humbasë asnjë moment me Gjestin dhe po përpiqet ta mbajë gjithmonë afër në çdo formë të mundshme – qoftë edhe përmes një detaji kaq të thjeshtë, por me peshë emocionale.

Ky veprim i Eglit ka prekur fansat dhe ndjekësit e saj, duke u komentuar si një shenjë dashurie e vërtetë dhe e pastër, e cila nuk ka nevojë për shumë fjalë për t’u kuptuar.