Kosova ka shënuar fitore ndaj Bullgarisë si mysafir me rezultat 4-3 në kuadër të Grupit 10 për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2026”.
Të besuarit e Agon Ramadanit morën një fitore të rëndësishme, në një përballje shumë të fortë ndaj bullgarëve.
Dardanët e nisën shumë mirë ndeshjen duke marr epërsinë me golin e Fitim Krasniqit (6’), ndërsa pas tij shënoi edhe Diar Deliu (13’), për të shkuar në epërsi prej 2-0.
Por Bullgaria barazoi shifrat në 2-2, me golat e Petrov (14’) dhe Minchev (16’), që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Minchev (23’) shënoi për epërsinë e Bullgarisë në 3-2.
Por Kosova nuk u dorëzua dhe fillimisht barazoi shifrat në 3-3 me golin e Fitim Krasniqit në minutën e 25-të.
Krasniqi kompletoi het-trikun në minutën e 35-të, duke shënuar për rezultatin 4-3, që i solli edhe fitoren Kosovës.
Kosova i mbyll këto kualifikime në pozitën e tretë me 6 pikë, më shumë se çdo kombëtare në rajon. Në vendin e parë doli Franca, ndërsa në të dytin Gjeorgjia. Bullgaria mbetet e fundit.