Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet nesër në orën 12:00.
Kjo është bërë e ditur në një njoftim të postuar në faqen e Kuvendit të Kosovës.
“Vazhdimi i seancës kontituive. Vendi: Salla e mbledhjes plenare Koha: 12:00″.
Demokracia.com ka siguruar një ftesë që u ka shkuar deputetëve për seancën e nesërme.
Një ditë më parë, Kuvendi dështoi t’i verifikonte mandatet e deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Opozita e deritashme tha se votoi kundër me pretekstin se kryeministri dhe ministrat, duan të marrin post të deputetit “ende pa dhënë dorëheqje”.
E zyrtarët qeveritarë kanë thënë se pas përfundimit të mandatit, para certifikimit si deputetë, llogaritet të jenë efektivisht të dorëhequr. Kësisoj, edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se e ka dërguar një letër të konfirmimit të dorëheqjes te kryetari i deritashëm i Kuvendit. /Demokracia.com/.