“Do të doja që babai të jetë në burg tërë jetën” – letra e vajzës së Gjyljeta Ukellës te varri i nënës

Sot është bërë 1 vit nga vrasja e Gjyljeta Ukellës, e cila u privua nga jeta mizorisht nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi, në Pejë.

Familja e saj, që si sot e çdo ditë tjetër e përjeton rëndë këtë humbje të madhe, sot vizitoi varrin e Gjyljetës, bashkë me fëmijët e saj.

Vëllai i të ndjerës, Shpati tha për Klankosova.tv se në përvjetorin e parë të vdekjes së motrës, vajza e saj ka shkruar disa letra prekëse për nënën.

Në njërën nga këto letra, ajo ka shkruar se do të donte që babai i saj të qëndronte përjetë në burg, ndërsa të gjitha i ka lexuar pranë varrit të saj.

Shpati tha tutje se vajza është në gjendje më të rëndë pasi është më e rritur se djemtë dhe ajo çfarë e ka prekur më shumë është se babai i saj nuk ka tentuar asnjëherë të komunikojë e madje as ta shikojë në seanca.

“Vajza e ka gjendjen pak më të rëndë. Nanën e ka humb në formën më makabre që ekziston. Babain nuk e kujton në asnjë moment, as nuk e përmendin. Nuk e kanë shpreh asnjëherë dëshirën. Këtë punë po e ndjekim përmes shtetit. Ishim në varreza, vajza e vendosi një kuti me disa letra që e ka shkru për nanën e vet. Në një nga letrat, vajza ka shkru që do të doja që babai të jetë në burg tërë jetën.

Në asnjë seancë nuk ka tentu as me shiqu vajzën e cila ka qenë e pranishme. Në asnjë formë s’ka tentu, me këqyrë cikën e vet, as me tentu me pa.” – tha Shpat Ukella ëpr Klankosova.tv.