Latifi: Ç’mund të prisni prej një Kuvendi që mezi konstituohet e një qeverie që mezi i bën numrat?

Filozofi Blerim Latifi, ka komentuar situatën e krijuat në Kuvend lidhur me konstituimin e tij, duke ngritur pyetjen se çfarë mund të pritet prej një kuvendi që mezi konstituohet, dhe, një qeverie që mezi i bën numrat në Kuvend.

Profesori universitar ka shtruar edhe pyetjen se çfarë mund të pritet në një shtet ku politika më shumë krijon probleme se sa që zgjidh.

Postimi:

Ç’mund të prisni nga një Kuvend që mezi konstituohet?

Ç’mund të prisni nga një qeveri që mezi i bën numrat në Kuvend?

Ç’mund të prisni nga një shtet ku politika më shumë krijon probleme se që i zgjidhë ato?

Kuptohet: asgjë të hajrit.

Ama ka një ngushëllim klasik për këtë.Një ngushëllim që në formën e mitit e sajuan grekët e lashtë: Shpresa vdes e fundit! /GazetaExpress