Hulumtuesi i KDI-së: Letra e Kurtit u dorëzua në Kuvend në mënyrë të çuditshme

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, thotë se letra dorëheqëse e Kurtit drejtuar Kuvendit, juridikisht nuk përbën dorëheqje, duke e cilësuar atë thjesht si një lloj njoftimi i cili sipas tij u dorëzua në Kuvend në mënyrë të çuditshme.

Sipas tij, dorëheqjet do të duhej të dorëzoheshin një ditë para certifikimit të rezultateve e jo në ditën e certifikimit të Kuvendit.

“Duke parë letrën e djeshme të dorëzuar në mënyrë të çuditshme në Parlamentin e Kosovës kjo letër nuk është se i ka juridikisht tiparet e një letre të dorëhequr dukej si një lloj njoftimi që i është drejtuar kryetarit të kuvendit edhe pse në adresë të gabuar sepse s’ka nevojë tek kryetari…ato dorëheqje do të duhej të dorëzoheshin me kohë siç e përcakton Ligji për Qeverinë do të duhej të dorëzoheshin një ditë para certifikimit të rezultateve e jo në ditën e certifikimit të Kuvendit. Ka pasur shkelje të Ligji për qeverinë neni 26 e po ashtu edhe shkelje kushtetuese…, tha Bugaqku për RTV21.

Ndonëse i dorëhequr nga pozita e kryeministrit, Albin Kurti dhe vartësit e tij po vazhduan të ushtrojnë funksionin ekzekutiv. Ai sot mblodhi qeverinë ku mori disa vendime.

Por sipas Bugaqkut, veprimet e tilla bien ndesh me Ligjin për Qeverinë.

“Mandati i qeverisë së skaduar edhe në afat juridik edhe kohor i përkufizohet nëpërmjet ligjit për qeverinë megjithatë janë disa përkufizime të përcaktuara nga neni 31 edhe qeveria qe ka manat të skaduar si qeveri si organ konsiderohet si qeveri ne dorëheqje sipas ligjit për qeverinë dhe për ketë arsye i ka të kufizuara kompetencat. Disa prej vendimeve dhe nismave që po ndërmarrën qoftë në emërimeve të anëtarëve të bordeve bie ndesh rendë me ligjin për qeverinë neni. 31 dhe e shoh të pakuptimt dhe të paarsyeshme që të njëjtët të thirru në dorëheqje marrin veprime që cenojnë dispozitat për ligjin për qeverinë’, tha Bugaqku