Ilir Deda thotë se Kurti dhe VV do ta evitonin me një rresht dramën në Kuvend … “jap dorëheqje nga pozita…”

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar me situatën e krijuar në Kuvend, duke e cilësuar të njëjtën si ”debakël” dhe ”dramë”, e cila, siç ka thënë ai, do të evitohej me një rresht, shkruan Gazeta Express.

””Në përputhje me nenin 22 të Ligjit për Qeverinë dhe nenit 72 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, jap dorëheqje nga pozita e [ …] të Qeverisë së Kosovës.””, është rreshti që Deda e ka përmendur që do ta evitonte situatën në Kuvend.

Tutje, i njëjti ka thënë edhe se, krahasimet që partia e VV-së po i bën me situatat e kaluara në vitet 2014, 2017 dhe 2021, nuk qëndrojnë.

Deda ka thënë edhe se qeveria do të kishte udhëheqës edhe pas dorëheqjes së Kurtit, pozitë e cila do të bëhej me Besnik Bislimin si ushtrues detyre i Kryeministër.

Postimi:

Debakli në Kuvend, dhe drama pasuese, lehtë do të evitoheshin me NJË rresht, si më poshtë:

“Në përputhje me nenin 22 të Ligjit për Qeverinë dhe nenit 72 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, jap dorëheqje nga pozita e [ …] të Qeverisë së Kosovës.”

Letrat me përmbajtje të këtij teksti do të publikoheshin dhe të dërgoheshin në Kuvend si informatë.

Kjo informatë do t’i bashkangjitej raportit të Komisionit ad hoc për verifikim të mandateve, dhe ky raport do të aprovohej në Kuvend.

Qeveria nuk do të mbetej pa udhëheqës. Besnik Bislimi do të bëhej u.d i Kryeministrit në detyrë, ndërsa zv. Ministrat që nuk janë deputet do të bëheshin u.d të ministrave në detyrë. Kështu e thotë Ligji mbi Qeverinë.

Krahasimet me situatat në vitet 2014, 2017 apo 2021 nuk qëndrojnë. Vet jeni krenu me Ligjin mbi Qeverinë, respektojeni tash.

Mësim për të gjithë të zgjedhurit – në të ardhmen keni kujdes se çfarë ligjesh i votoni në Kuvend. Sepse lehtë mund përfundohet në situata si dje, të cilat na dëmtojnë të gjithëve. /GazetaExpress