Shënoll Muharremi vazhdon të mbetet njëri nga më aktivët e argumentuesit kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike. Muharremi që edhe kishte dërguar komente në ZRrE, kundër shtrenjtimit, ka duarëtrokitur deputet si Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti e Blerta Deliu që i dhanë fjalën qytetarëve që do ta pengojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Ndërsa, për deputetët që po heshtin, ai ndër të tjera ka shkruar, ‘E ju deputetët tjerë? Për çka jeni aty? Kënd e përfaqësoni? Kjo është një kauzë për të gjithë familjet dhe bizneset e prodhuesit.. Pamvarësisht se cilës parti i takon, LVV, PDK, LDK, AAK, Lista Serbe, Pakicat… të gjithë votuesit dhe përkrahësit tuaj preken rënd nga vendimi i gabuar. Ka zgjidhje që nuk krijon më shumë inflacion.’ – ka thënë ndër të tjera ai.
E plotë:
Dje Hykmete Bajrami, sot Blerta, Avdullahi e disa deputetë të tjerë nga parti të ndryshme po e thonë qartë se duhet vepruar menjëherë si të funksionalizohet Kuvendi. Vendimi për rritje të tarifave të rrymës duhet të anulohet dhe ZRRE-së t’i kërkohet llogari, si bordit, ashtu edhe menaxhmentit.
E ju deputetët tjerë? Për çka jeni aty? Kënd e përfaqësoni? Kjo është një kauzë për të gjithë familjet dhe bizneset e prodhuesit.. Pamvarësisht se cilës parti i takon, LVV, PDK, LDK, AAK, Lista Serbe, Pakicat… të gjithë votuesit dhe përkrahësit tuaj preken rënd nga vendimi i gabuar. Ka zgjidhje që nuk krijon më shumë inflacion.
Nëse sot nuk po e mbroni ekonominë vendore, qytetarin dhe familjet që mezi po ia dalin, atëherë nuk e keni vendin aty. Më mirë largohu, nuk je ti as për politikë as për kunved e as për qeverisje.
Kjo NUK është kohë e zakonshme, po Referendum. Është kohë që ndan të guximshmit nga oportunistët. Kohë që bën dallimin mes atyre që bëjnë politikë për pushtet, dhe atyre që qeverisin për njerëzit.