Sonte përballja vendimtare Prishtina – Vëllaznimi

“Pallati i Rinisë dhe i Sportit” në kryeqytet do të jetë arenë e përballjes vendimtare të Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Të dyja skuadrat, janë në kërkim të gjysmëfinales së playoffit të basketbollit.

Ndeshjen e parë e kishin fituar prishtinasit me rezultat 71:69, derisa seria u barazua nga ekipi nga Gjakova, që fitoi me rezultat 90:73.

Aktualisht 1:1 është rezultati i ndeshjeve mes Prishtinës dhe Vëllaznimit dhe për t’u gjendur në gjysmëfinale duhen dy fitore dhe triumfi është i domosdoshëm për ndonjëren nga ato.

Derisa në gjysmëfinale nevojiten tri fitore për ta prekur finalen, kurse për t’u shpalliur kampion nevojiten katër fitore.

Loja nis nga ora 19:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në kanalet sportive të Artmotion.