Të shtunën është raportuar se një vajzë e mitur ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese në Lipjan. Lidhur me këtë rast, policia ka dhënë detaje
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Lipjan, ndërkaq policia bën të ditur se ky rast po cilësohet si lëndim aksidental.
“Raportohet se viktima moshë e mitur femër K/Shqiptare, aksidentalisht ka rënë nga kati i pestë i një objekti kolektiv të banimit”, thuhet në raporton 24 orësh të policisë.
Bëhet e ditur se viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në qendrën shëndetësorë-Lipjan, e më pas dërgohet në trajtim të mëtejme mjekësor në QKUK, sipas mjekut kujdestar gjendja shëndetësore e viktimës është stabile.