Krasniqi: Nëse japin dorëheqje nga postet ekzekutive, situata mund të ndryshojë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se situata me votimin e raportit të verifikimit të mandateve, mund të ndryshojë.

Kjo nëse japin dorëheqje ministrat e kryeministri.

“Aktualisht në të njëjtën kohë që nga kryeministri Kurti e të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë po tentojnë që të mbajnë edhe pozitë ekzekutive e edhe legjislative, që ua ndalon Kushtetuta e Kosovës. Kushtetuta e thotë qartë që nuk mund të behësh deputetët nëse je në pozicion ekzekutiv”, ka deklaruar Krasniqi.

Kurti dha dorëheqje pak më parë.