Kush propozon kryetarin dhe nënkryetarët?

Sot mbahet seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në seancë duhet që deputetët të bëjnë betimin dhe të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.

Sipas ligjeve, kryetarin duhet ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve.

Tri partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend, duhet të propozojnë emra për nënkryetarë, ndërkaq nga një propozim duhet ta bëjnë partitë e komuniteteve pakicë joserbe dhe nga komuniteti serb.

Për kryetarin dhe nënkryetarët duhen 61 vota.

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk dihet nëse i ka votat e nevojshme për kryetarin e ri të Kuvendit.

Seanca e sotme do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër në moshë, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe ajo më e re në moshë, Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës./REL/