Arrestohet një 24-vjeçar në Vushtrri, shtiu me armë drejt shtëpisë së një personi

Policia e Kosovës e ka arrestuar një 24-vjeçar në Vushtrri të hënën pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së një personi.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në fshatin Stanovc, ku të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja dhe një armë e gjatë AK-47 me 26 fishekë.

Rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, derisa prokurori i rastit ka marrë vendim t’i caktojë masën e ndalimit prej 48 orëve.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të çështjes, ku pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook