Ter Stegen apo Szczesny? Flick zbulon kush do të jetë portieri i parë i Barcelonës

Marc Andre Ter Stegen është rikthyer në formë të plotë fizike pas një kohe të gjatë jashtë fushave shkaku i një lëndimi të rëndë në gju.

Gjatë mungesës së tij, Barcelona e kishte bindur polakun Wojciech Szczesny të rikthehet nga pensionimi për t’i ndihmuar. 

Që prej atëherë, Szczesny nuk ka bërë asnjë gabim, duke ndihmuar blaugranasit të shkojnë deri në 23 ndeshje të pamposhtur. 

Por, me Ter Stegen që tani është rikthyer, janë ngritur pyetje se cili portier do të luajë tani e tutje. 

Përgjigjen e kësaj pyetje nuk e di as Hansi Flick, pasi gjermani preferoi të mos jap një përgjigje definitive për këtë situatë. 

“Gjithçka mund të ndodhë në futboll. Nuk mund t’iu jap një pëgjigje 100 për qind”, ka thënë Flick.

Ter Stegen nuk është ftuar nga Barcelona në ekipin që do të udhëtojë në Gjermani për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit. 

Kujtojmë se Barcelona do të hyjë në këtë ndeshje me një epërsi prej 4-0 nga ndeshja e parë dhe me një këmbë në gjysmëfinale.