Si në filma aksion: E reja që shkaktoi incident në diskotekë ndiqet një orë nga policia (VIDEO)

Policia me katër vetura u vu pas një veture në të cilin ishin dy vajza, njëra 25-vjeçare dhe tjetra e mitur.

Ato ishin përleshur me tri vajza të tjera në një klub nate në kryeqytet, para se të ndiqeshin nga policia, njofton Klankosova.tv.

Ato ishin në arratisje për më shumë se një orë. E përpos që nuk u ndalën për t’u identifikuar, ato kryen edhe një tjetër vepër penale në trafik, duke e goditur zyrtaren policore.

Pas organizimit të madh që iu desh ta bënin policët, e arrestuan vozitësen, të cilën e ndaluan për 48 orë e pasagjeren që e liruan për shkak të moshës së mitur.

Ndiqni detajet në videon e mëposhtme: