Kosova e Maqedonia e Veriut përurojnë pikë kalimin e përbashkët kufitar

Në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Qeveria në detyrë e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të shtunën, do të përurojnë pikë kalimin e përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.

Në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Përveç Kurtit e Mickoskit në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski.

Ceremonia në fjalë do të mbahet brenda territorit të Maqedonisë së Veriut.

Ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.