Grupi protestues “Asnjë cent më shumë” kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike ka paralajmëruar padi ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Njëri prej protestuesve, Luan Hasanaj, ka deklaruar të enjten në “Interaktiv” se kanë biseduar me zyrtarë ligjorë dhe janë duke përgatitur padi ndaj këtij institucioni.
Me fillim prej orës 10:00 të premten e 11 prillit, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të mbajë seancën e tretë sivjet në të cilën pritet të vendoset.
“Do të kërkojmë ky vendim (për rritjen e çmimit) të shfuqizohet nëse merret nesër (11 prill). Kjo është kërkesa kryesore e pastaj me ekspertë ligjorë që janë ofruar, ne po përgatisim padi ndaj ZRRE-së në Gjykatën Themelore në Prishtinë pasi edhe procesi i tillë është jotransparent”, ka thënë ai.
Sipas Hasanajt, nëse ZRRE-ja merr vendim për ngritje të çmimit të energjisë, protestat dhe kundërshtimet do të shtohen. Ai ka thënë se ZRRE-ja s’e ka marrë për bazë asnjë kundërshti apo diskutim publik me qytetarët, derisa shtoi se ky institucion “nuk mund të na e faturojë dështimin e menaxhimit”.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i ka propozuar Zyrës së Rregullatorit për Energji që për konsumatorët që shpenzojnë më pak se 800 kilovat energji elek
Ai ka theksuar se Kosova duhet sa më parë t’i konstituojë institucionet në mënyrë që të ketë mundësi për diskutime më të mëdha. Ai ka thënë se ngritja e çmimeve të energjisë elektrike do të ndikojë edhe në çmimet e tjera të produkteve bazë.
Nga 1 maji pritet të hyjë në fuqi vendimi për tarifat e reja të energjisë, e të cilat do të miratohen më 11 prill, ka bërë të ditur Zyra e Rregullatorit të Ener
“Sistemi energjetik është në kolaps, i trashëguar nga mungesa e investimeve. Kjo është çështje jetike që kërkon një debat të gjerë, pastaj ne mund edhe të shkojmë te propozimet konkrete që po i japn KEDS-i e KESCO”, ka thënë ai.
Hasanaj potencoi se s’po kërkojnë as të subvencionet energjia elektrike nga Qeveria, por vetëm të pezullohet vendimi për shtrenjtim.
“S’po kërkojmë të subvencionohet rryma nga Qeveria, por pezullim i këtij vendimi dhe të gjendet rruga si të rregullohet kjo…Ky proces do të duhej të ishte transparent për publikun”, ka shtuar ai.
Ai foli edhe për “hajninë e pastër prapa importit të energjisë elektrike”, teksa ftoi organet që të hetojnë këtë rast, por tha se s’e di se kush e bën këtë vjedhje.