Ish-ambasadori Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21 sa i përket seriozitetit të deklaratave të LVV-së ditën e sotme për sigurimin e dy votave për formimin e qeverisë thotë se janë ende në domen të spekulimit.
Peci për formimin e qeverisë thotë se çfarë do qeverie që do të themelore tani do të jetë e dobët.
“Mendoj se është ende në domen të spekulimit dhe në domen të dëshirave, kjo krejt vërtetonë të jetë mrenda disa ditëve. Çfarë do qeverie që do të themelohet tani do të jetë jostabile, ka me qenë një qeveri e cila mundet që me ra në qdo moment dhe e dobët.
Ai shton se nëse opozita e Kosovës ka vullnet politik mund të krijojë një qeveri stabile.
“Nëse opozita ka vullnet politik kishte mund me kriju një qeveri pak më stabile sesa LVV, une mendoj që politikisht do të ishte shumë më menqur dhe mi lënë anash patriotizmat me bateria që të mirret edhe Lista Serbe në koalicion”, tha ish ambasadori-Peci.