Presidenti amerikan, Donald Trump e përmendi miliarderin afrikano-amerikan, Elon Musk gjatë një përgjigjeje lidhur me shpenzimet e qeverisë, duke thënë se pronari i Tesla dhe SpaceX ka bërë një “punë fantastike” duke udhëhequr Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).
Ai më pas tha se nuk ka nevojë për Muskun – “për asgjë tjetër përveçse që thjesht më pëlqen”, shkruan skynews.
Kjo erdhi pas faktit që Musk hodhi poshtë raportimet se ai do të largohej nga roli në qeveri amerikane në muajt e ardhshëm.
Ndërkohë, lideri amerikan vazhdoi të thoshte se “nuk ka nevojë” për një veturë Tesla, megjithëse bleu një të tillë muajin e kaluar si “një shenjë mbështetjeje” për 53-vjeçarin.
Ai tha se “ka paguar shumë para” për veturën, por automjetin e vozitin stafi i Shtëpisë së Bardhë.
“Të gjithë po udhëtojnë me veturën më të bukur. Është e mrekullueshme. Por e bëra këtë si një shenjë mbështetjeje. Shumë njerëz e bënë këtë. Është një shenjë mbështetjeje, sepse ai ka bërë një punë fantastike, por nuk është trajtuar siç duhet”, deklaroi Trump.
Ndryshe, Musk duhet të largohet pas 50 ditëve nga DOGE shkaku që i mbaron mandati departamentit.