BILD: Kosovarja e plagosur në Munih nga bashkëshorti, jashtë rrezikut për jetë

ë mërkurën, gazeta gjermane “Bild” raportoi për një rast të rëndë të ndodhur në Munih.

Ky medium gjerman tha se një person me prejardhje nga Kosova kishte therur pesë herë me thikë bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Kosova, raporton Klankosova.tv.

Rasti raportohet të ketë ndodhur para syve të djalit të tyre 7-vjeçar.

E në ndërkohë, mediumi në fjalë ka mësuar se viktima, Sabrina K., është dërguar në spital me ambulancë dhe i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik emergjent.

“Ajo është jashtë rrezikut për jetë”, raportoi “Bild”.

Media gjermane raportoi se i dyshuari, Samson K. (33-vjeç) pas krimit është ndaluar pranë viktimës së lënduar rëndë dhe ka kryer një telefonatë. Një dëshmitar e ka fotografuar atë.