Heroi i Arsenalit në ndeshjen e mbrëmshme kundër Real Madridit ishte mesfushori i Topçinjve, Declan Rice, i cili shënoi dy gola nga gjuajtjet e lira dhe i solli fitoren skuadrës londineze.
Golat e tij nga gjuajtjet e lira ishin demoralizues për Los Blancos të cilët mbetën pa përgjigje.
Pas vërshëllimit të fundit, mesfushori anglez vendosi të shkonte në dhomat e zhveshjes së Real Madridit ku donte të merrte fanellën e mesfushorit kroat Luka Modric.
Me të në dhomën e zhveshjes së mbretërve ka shkuar edhe Thomas Partey, i cili ka dashur të marrë edhe ai një fanellë nga futbollisti kroat.
Skuadra e Real Madridit gjeti një zgjidhje për situatën e krijuar dhe vendosi që të dyja fanellat e tyre të rezervuara për ndeshjen e mbrëmshme t’ua dhurojë mesfushorëve të Arsenalit.
Modric u soll në atë mënyrë që, pavarësisht humbjes bindëse, e dinte se po sillej në mënyrë sportive dhe se e la mënjanë rivalitetin dhe i dha Rice dhe Parteyt nga një fanellë.
Kujtojmë, Real Madridi është mposhtur në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve nga Arsenali me rezultat 3-0 dhe duket i eliminuar me një këmbë nga kompeticioni më elitar i klubeve.
Por si zakonisht, Real Madridi di të bëjë rikthime të mëdha dhe ndeshja kthyese po pritet me emocione të mëdha nga fansat e këtij klubi, që në ndeshjen e parë dolën të zhgënjyer.