Kurti në siklet, nuk i përgjigjet pyetjes së gazetarëve nëse do t’i ftojë partitë e tjera për takim

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se a do të ftojë partitë e tjera opozitare për takim pas refuzimit të LDK-së

Ai nuk pranoi të komentojë as refuzimin e letrës që i ka bërë kreu i LDK-së Kurtit pas kërkesës për takim për formimin e institucioneve të reja.

Përgjatë ditës së djeshme, kreu i LDK’së ia ka refuzuar ftesën për takim konsultativ, duke ia përkujtuar gjuhën përçarëse që Kurti përdorte përgjatë fushatës kundër tyre.

Kurti po qëndron tek Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares” në nderim të 26-vjetorit të Betejës së Koshares.