Një person dyshohet të ketë sulmuar djalin e tij, në Kaçanik.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:30.
Sipas policisë, viktima, që dyshohet të jetë me probleme mendore, kishte tentuar të sulmojë fizikisht nënën e tij.
Këtu edhe ka ndërhyrë babai i viktimës, i cili e ka sulmuar atë.
“Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari – djali, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, deklaron policia.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.