Refuzon përfundimisht Abdixhiku: LDK nuk i shkon Kurtit në takim për “Qeveri të re”

Negative.

LDK nuk ia pranon thirrjen për takim “për Qeveri të re” Albin Kurtit.

Kështu edhe zyrtarisht u përfundimisht u deklarua Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit të fundit të nivelit të lartë të partisë, ku objekt shqyrtimi ishte edhe ftesa e djeshme e Kurtit.

Çka veçse dihej – i.e refuzimi – tashmë u nxor edhe edhe si qëndrim/vendim të kryesisë së ngushtë.

Kjo në dritën kur Vetëvendosja e pranoi përfundimisht se nuk ka numra e vetme për të ndërtuar qeveri: dhe shpëtimin numerik e kërkuan në derë të Lumir Abdixhikut.

Glauk Konjufca prodhoi një mijë e një arsyetime përzbutëse: për çka tha se si parti “nuk i kanë numrat” dhe se qëndrimet kategorike se nuk hynë në koalicion me partitë ish-opozitare “janë modifikuar gjatë rrugës”.

“Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim.

Sepse fjalët, si edhe bindjet, kanë peshë.

Fjalët e thëna ndaj nesh kanë peshë. Dhe fjalët tona – ato që u kemi dhënë qytetarëve tanë, atyre që nuk joshen nga spektakli i përçarjes por që besojnë se shteti ndërtohet me respekt e dinjitet – kanë peshën e fjalës së dhënë. Peshën e besës”, shkroi Abdixhiku.

Abdixhiku për letrën e pranuar nga Albin Kurti – rikujtoi veprimet, sjelljen dhe gjuhën e Vetëvendosjes ndaj LDK-së, dhe një takim të tillë, në këtë dritë, Abdixhiku tha se “do të ishtekapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik”.

“Duket se fjalët e thëna e bindjet e ushqyera në vijimësi, nuk kanë peshë njëjtë për të gjithë. Sepse, pavarësisht të gjithë gjërave të thëna, të bëra e stërbëra, dje kam pranuar një letër nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, për takim konsultativ mes nesh.

Sado që unë dhe LDK nuk udhëhiqemi nga inati; sado që ne besojmë në dialog, bashkëpunim e komunikim njerëzor e politik; një takim i tillë – madje edhe konsultativ – do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik”, tha ai.