Sarah A Boardman pikturoi portretin zyrtar të Trump për ndërtesën e Capitol-it të shtetit Kolorado në Denver, ku u var për gjashtë vjet nga viti 2019.
Artistja britanike e portretit të cilësuar si “vërtet më i keqi” nga presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se kritikat e vunë në pikëpyetje integritetin e saj dhe po kërcënojnë karrierën e saj.
Sarah A Boardman pikturoi portretin zyrtar të Trump për ndërtesën e Capitol-it të shtetit Kolorado në Denver, ku u var për gjashtë vjet nga viti 2019.
Në mars, Trump tha në një postim në platformën e tij Truth Social se portreti ishte “shtrembëruar me qëllim”.
Trump tha se portreti i Boardman i ish-presidentit amerikan Barack Obama ishte “i mrekullueshëm”, por “ai për mua është me të vërtetë më i keqi”.
Në komentin e saj të parë që nga incidenti, Boardman tha se komentet e Trump nënkuptonin se “qëllimet, integriteti dhe aftësitë e saj, ishin vënë në pikëpyetje”.
Boardman qortoi pretendimet e presidentit në një deklaratë, duke thënë se ajo e kishte “përfunduar portretin me saktësi, pa shtrembërim të qëllimshëm, paragjykime politike ose ndonjë përpjekje për karikaturë të temës, aktuale ose të nënkuptuar”.
Artistja tha se ndërsa pranoi të drejtën e Trump për të komentuar, “akuzat shtesë se unë ‘shtrembërova qëllimisht’ portretin dhe se ‘duhet të kem humbur talentin tim teksa u rrita’ tani po ndikojnë drejtpërdrejt dhe negativisht në biznesin tim prej mbi 41 vitesh, i cili tani rrezikon të mos shërohet”.
Boardman tha se për gjashtë vitet e para pasi pikturoi portretin, ajo “mori komente dhe reagime jashtëzakonisht pozitive”” por që nga komentet e Trump gjithçka “ka ndryshuar për keq”.