Edhe një viktimë nga tragjedia në Koçan, shkon në 61 numri i të vdekurve

Edhe një viktimë nga tragjedia në Koçan.

Bëhet fjalë për 29 vjeçarin Aleksandar Gavrillovski i cili ishte për kurim në Lituani.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sipas të cilit edhe dy pacientë të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

“Tanimë i ndjeri Aleksandar Gavrilovski ishte njëri nga katër pacientët në gjendje kritike”, tha Taravari.

Numri i viktimave nga tragjedia në Koçan arrin në 61 persona./AlsatM