Ftesa e Kurtit për Abdixhikun, nga LDK-ja flasin nëse do t’i përgjigjen pozitivisht

 

Lidhja Demokratike e Kosovës do të shqyrtojë ftesën për takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në LDK thanë se organet e partisë do të vendosin sesi duhet t’i përgjigjur kësaj ftese të Kurtit.

Kurti ka ftuar për takim konsultativ, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para seancës së konstituimit të Kuvendi.

Në letrën që është publikuar në media, Kurti ka kërkuar takim këtë javë me Abdixhikun, duke ofruar si opsion datën 9 prill dhe 10 prill.

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku, e cila është edhe deputete e zgjedhur e LDK-së, tha për KosovaPress, se qëndrimet e LDK-së për koalicionin qeverisës me LVV i kanë të qarta.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, në LDK kanë qenë të prerë kundër një koalicioni me LVV-në.

“Organet e partisë do të vendosin se a do të shkojmë apo jo. Përndryshe qëndrimet tona për qeverisjen me LVV-në i kemi të qarta”, tha ajo.

Në media është raportuar se Kurti është takuar javën e kaluar me kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mirëpo në LVV dhe as Nisma nuk e kanë konfirmuar për KosovaPress, një takim të tillë.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet me 15 prill.